• понеделник, 17 март 2025

Makron i ka bërë thirrje Rusisë që ta pranojë armëpushimin

Makron i ka bërë thirrje Rusisë që ta pranojë armëpushimin

Paris, 15 mars 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron i ka bërë thirrje Rusisë që ta pranojë armëpushimin e propozuar 30-ditor, që e inicuan SHBA-ja dhe Ukraina. Makron për situatën ka biseduar me kryeministrin britanik Kir Starmer dhe presidentin ukrainas, Vollodimir Zelenski.

Zelenski në fjalimin e tij tha se me Makronin kanë folur për përpjekjet diplomatike dhe aspektet teknike të mbikëqyrjes së armëpushimit eventual. Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrij Sibiha paralajmëroi se Kievi tashmë ka formuar një ekip kombëtar për zhvillim të mekanizmave mbikëqyrës për armëpushim eventual.

SHBA-ja dhe Ukraina kanë arritur marrëveshje për armëpushim më 11 mars në Xheda, por Kievi insiston në respektimin strikt nga ana e Moskës. bsh/

Foto: Arkiv

Остани поврзан