SHBA-ja konfirmoi se është vrarë lideri i "Shtetit Islamik" në Irak
- Armata amerikane kumtoi se ka vrarë një komandant të lartë të grupit terrorist "Shteti Islamik" në Irak gjatë një sulmi ajror të kryer në koordinimin me autoritetet lokale.

Uashington, 15 mars 2025 (MIA) - Armata amerikane kumtoi se ka vrarë një komandant të lartë të grupit terrorist "Shteti Islamik" në Irak gjatë një sulmi ajror të kryer në koordinimin me autoritetet lokale.
Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM) konfirmoi se në sulmin është vraër Abdullah Maki Muslih al-Rifai, i njohur si Abu Hadixha, si dhe një tjetër anëtar i grupit terrorist.
"Abu Hadixha ishte një nga liderët kryesorë operativ ë Shtetit Islamik, përgjegjës për operacionet globale, logjistikën dhe financat e grupit”, theksohet në kumtesën.
Kryeministri i Irakut Mohamed Shia al-Sudani dje kumtoi se është vrarë lideri i organizatës xhihadiste Shteti Islamik në Irak dhe Siri, i cili “konsiderohet si një nga terroristët më të rrezikshëm në Irak dhe në botë në përgjithësi". ls/
Foto: Arkiv