Serial dokumentar për vrasjen e Xhon Lenon: "Jam i goditur!" gjëja e fundit që ka thënë
- Fjalët e fundit të thëna të Xhon Lenon para vrasjes së tij në vitin 1980 janë zbuluar në seralin e fundit dokumentar të "Xhon Lenon. Vrasje pa gjykim".
Los Anxhelos, 17 dhjetor 2025 (MIA) - Fjalët e fundit të thëna të Xhon Lenon para vrasjes së tij në vitin 1980 janë zbuluar në seralin e fundit dokumentar "Xhon Lenon. Vrasje pa gjykim".
Sipas dokumentarit, para se të bie në tokë ka thënë: Jam i goditur!
Mini seriali në tre pjesë, në të cilin narrator është aktori Kifer Saterlend, për herë të parë është transmetuar në platfomën gjatë këtij muaji. Nga kompania "Epël" paralajmërojmë se seriali dokumentar e shfaq shumë mirë jetën, vraskem dhe hetimin kundër Mark Dejvid Çepmen, vrasësin e Lenon.
Shumë personazhe që paraqiten në serilain dokumentar kanë qenë dëshmitarë të rastësishëm të vrasjes. Një prej tyre ka qenë edhe taksisti Riçard Piterson i cili ka dëshmuar:
"Lenoni ka qenë duke hyrë dhe një djal erdhi tek unë dhe tha: "Xhon Lenon". Shikova përmes xhamit të përparmë dhe kuptova se ai e ka qëlluar. Mendova se janë duke xhiruar film, por nuk kishte drita, nuk kishte kamera.... menjëherë kuptova se ky nuk është një film.
Seriali premton "hetim më rrënjësor" të vrasjes deri më tani, thonë nga produksioni. Për serialin, janë siguruar miratime nga Administrata e Policisë së Nju-Jorkut, Këshillit për Lëshime me Kusht dhe Prokurori i Qarkut. mb/