Sallatë franceze me djathë dhe arra
Kjo sallatë franceze është e pasur dhe kremoze. Është ideale si parahaje ose si pjatë shoqëruese për tryezë festive. Përgatitet shpejt dhe kombinimi i djathit, ajkës së kosit dhe arrave i jep një shije të plotë dhe të veçantë.
Përbërësit:
500 gram djathë lope
2 ajka kosi (180 gramë secila)
500 gram proshutë
500 gram kastravecë të freskët
300 gram arra të grira
2–3 thelpinj hudhër
Kripë sipas shijes (kini kujdes, sepse djathi është tashmë i kripur)
Përgatitja:
Shtypni djathin mirë me pirun, pastaj shtoni ajkën dhe përziejini mirë derisa të përftoni një përzierje kremoze. Pritini proshutën dhe kastravecat e freskëta në katror të vegjël dhe shtojini në përzierje. Pastaj shtoni arrat e grira dhe hudhrën e grirë imët ose të shtypur. Përziejini mirë të gjitha. Nëse dëshironi, hidhni edhe pak arra të grira sipër për dekorim. Sallata është gati për t’u shërbyer.
Foto: Freepik