Salmon me "teriyaki" është një pjatë e thjeshtë por e shijshme që kombinon salmonin me një salcë të pasur, të ëmbël dhe të kripur teriyaki. Është ideale për një drekë të shpejtë ose darkë të lehtë por mbresëlënëse.
Përbërësit (për 1 person):
200 gram salmon i freskët
Për marinim:
1 lugë vaj susami
1 lugë sheqer ngjyrë kafe
2 lugë salcë soje
1 lugë uthull orizi
1 thelb hudhër (i grirë)
1 lugë xhenxhefil i grirë
Për dekorim:
fara susami të pjekura
qepë të njoma
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit për marinim të peshkut dhe vendoseni salmonin në frigorifer për t’u marinuar për rreth 10 minuta. Pas 10 minutash, hiqeni salmonin nga marinimi dhe largoni copat e xhenxhefilit dhe hudhrës. Piqeni salmonin në letër pjekjeje në furrë të parangrohur në 200 °C për rreth 10 minuta. Ndërkohë, pjesën e mbetur të përzierjes për marinim zijeni në zjarr të ulët për 1-2 minuta derisa të trashet pak. Nëse është e nevojshme, shtoni pak më shumë salcë soje, uthull orizi dhe sheqer kafe. Kur salmoni të jetë gati, hidhni salcën e përgatitur sipër dhe shtoni fara susami të pjekura dhe qepë të njoma të grira imët.
Foto: Freepik