• четврток, 25 декември 2025
Role me kungull dhe krem djathi

I kripur apo i ëmbël, kungulli mund të konsumohet në të gjitha llojet e mënyrave, i kombinuar me djathë dhe erëza aromatike, magji e vërtetë...

Përbërësit:

60 gram miell

100 gram bajame të bluara

1/2 lugë pluhur pjekjeje

1/2 lugë sodë buke

1/2 lugë kanellë

1/2 lugë arrëmyshk

3 vezë

100 gram sheqer të kaftë

50 gram pure kungulli të zier

Mbushja:

300 g krem djathë 

1/2 kripë

sheqer pluhur

100 gram çokollatë e bardhë

 

Përgatitja:

Në një enë të thellë, vendosni sheqerin dhe vezët dhe rrihini me një mikser elektrik. Kur vezët të jenë gjysmë të rrahura, shtoni një majë kripe dhe vazhdoni përzierjen derisa të rrihen mirë. Përzieni miellin, pluhurin pjekës, sodën bikarbon dhe erëzat dhe shtojini gradualisht në përzierje. Bashkoni purenë e kungullit dhe bajamet e bluara, përzieni dhe më pas edhe ato shtoni ne brum. Në një tepsi drejtkëndëshe, vendosni letër pjekjeje, hidhni përzierjen dhe piqeni në 160 gradë për rreth 20 minuta. Përderisa brumi piqet, përgatitni një peshqir kuzhine të pastër dhe vendoseni brumin e pjekur mbi peshqir kuzhine, mbështilleni së bashku me peshqir dhe lëreni të ftohet. Në një enë, përzieni krem djathin, sheqerin pluhur dhe çokollatën e bardhë të shkrirë (të avulluar). Mbushni brumin dhe rrotullojeni me kujdes në role. Spërkateni me sheqer pluhur ose sipas dëshirës.

 

Foto: Freepik

Тагови

Остани поврзан