FDA e miratoi tabletën për dobësim Vegovi
- – Agjencia amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) e miratoi tabletën e parë për dobësim, Vegovi (Wegovy), e krijuar nga kompania farmaceutike daneze Novo nordisk.
Nju – Jork, 23 dhjetor 2025 (MIA) – Agjencia amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) e miratoi tabletën e parë për dobësim, Vegovi (Wegovy), e krijuar nga kompania farmaceutike daneze Novo nordisk.
Tableta merret një herë në ditë dhe sipas prodhuesit, ofron efekt të njëjtë si edhe injeksioni javor Vegovi. Për dallim nga ilaçe të tjera të ngjashme, të cilat fillimisht janë të dedikuara për diabetin e tipint2, kjo shpikje e re nga vetë fillimi është krijuar vetëm për dobësim.
Duke i marrë parasysh hulumtimet e bëra, shfrytëzuesit e kësaj risie farmaceutike kanë ulje mesatare të peshës trupore, që sipas drejtorit ekzekutiv Majk Dustdar pacientët marrin opsion më të thjeshtë dhe më praktik, me efekt të njëjtë si injeksioni.
Pritet që Vegovi të jetë në dispozicion në tregun amerikan në fillim të janarit të vitit 2026. fc/
Foto: Piksabej