• четврток, 25 декември 2025
Kek Kuglof për Krishtlindje

Shpërbleni veten dhe të dashurit tuaj, gjatë kësaj periudhe të veçantë, me këtë kuglof shumë të thjeshtë por të shijshëm.

Përbërësit:

150 gram miell integral

80 gram niseshte

50 gram bajame të bluara

1 pluhur pjekjeje

150 gram sheqer

1 sheqer vanilje

3 vezë

180 ml qumësht

150 gram gjalpë

80 gram rrush të thatë

Përgatitja:

Përzieni miellin dhe nishesten, shtoni bajamet e bluara, pluhurin pjekës, sheqerin dhe vaniljen. Përzieni mirë vezët, qumështin dhe gjalpin e shkrirë dhe shtojini në përzierjen e miellit. Shtoni rrushin e thatë në përzierje dhe hidheni në një formë kuglofi të lyer me yndyrë. Piqeni për 40-45 minuta (në varësi të formës së enës) në furrë të parangrohur në 180 °C. Nxirreni kekun e pjekur nga forma dhe lëreni të ftohet. Spërkateni kuglofin me sheqer pluhur, dhe mund ta lyeni edhe me një glazurë çokollate ose të bardhë të bërë nga sheqer pluhuri dhe lëngu i limonit. Ju bëftë mirë!!

 

 

 

Foto: Freepik

Тагови

Остани поврзан