Sarma është një nga gatimet tradicionale më të dashura në Ballkan, e njohur për shijen dhe aromën e saj të pasur që mbush shtëpinë. E përgatitur me lakër turshi dhe një mbushje lëngshme me mish dhe oriz, është gatimi perfekt për darkat familjare dhe rastet festive.
Përbërësit:
1 kokë lakër turshi
400 gram mish të grirë
1 kokë qepë
150 gram oriz
erëza të thata, spec i kuq, piper
Kripë sipas shijes
Ujë i ngrohtë sipas nevojës
Përgatitja:
Lani mirë gjethet e lakrës nën ujë të vakët. Lani mirë orizin derisa uji të rrjedhë i kthjellët.
Vendosni qepën e grirë imët në një enë dhe skuqeni në pak vaj, kur qepa të zbutet, shtoni mishin e grirë, kripën, piperin, specin e kuq të ëmbël dhe djegës dhe përziejini mirë. Shtoni orizin dhe përziejini të gjitha së bashku. Përgatitni sarmin duke vendosur pak nga përzierja në një pjesë të gjethes së lakrës, pastaj palosini dhe mbështillni bukur skajet anësore në mënyrë që të mos shpërndahet gjatë gatimit.
Shtroni fundin e tenxheres me pjesën tjetër të lakrës së grirë imët, pastaj filloni të vendosni sarmat në shtresa. Lini pak hapësirë midis tyre, pasi ato do të zgjerohen gjatë zierjes. Kur gjithçka të jetë rradhitur, hidhni ujë të valuar sipër tyre, spërkatni me piper të kuq dhe kripë sipas shijes dhe zijeni të mbuluara për rreth 40-60 minuta në zjarr mesatar.
Foto: Freepik