Rezidenca famëkeqe e Didit është tërhequr nga shitja
- Ndërsa vuan dënim me burg katërvjeçar, reperi amerikan Shon Didi Kombs e ka tërheq nga shitja rezidencën e tij të famshme për festa në Los Anxhelos, pasi nuk arriti të gjente një blerës pas më shumë se një viti.
Los Anxhelos, 2 janar 2026 (MIA) - Ndërsa vuan dënim me burg katërvjeçar, reperi amerikan Shon Didi Kombs e ka tërheq nga shitja rezidencën e tij të famshme për festa në Los Anxhelos, pasi nuk arriti të gjente një blerës pas më shumë se një viti.
Siç raporton portali "Kliks", reperi, i cili paradokohe paraqiti apel duke pretenduar se dënimi i tij ishte i tepruar dhe se Gjykata e rrëzoi vendimin e trupit gjykues, është përpjekur të gjejë një blerës për shtëpinë ku priti shumë personazhe të famshëm, në disa nga festat kontroverse seksuale. Të dhënat e pasurive të paluajtshme të marra nga "Realtor.com" tregojnë se rezidenca u hoq nga shitja më 24 dhjetor, duke i dhënë fund një përpjekjeje për të shitur shtëpinë, e cila vlerësohej për herë të fundit në 61.5 milionë dollarë.
Vendimi vjen rreth dy muaj pasi Didi u dënua me katër vjet burg për prostitucion të detyruar. Nuk është bërë publike arsyeja për heqjen e shtëpisë nga shitja.
Rezidenca me 10 dhoma gjumi dhe 13 banjo, të cilën ish-manjati i muzikës e ka blerë për 39 milionë dollarë në vitin 2014, u bë e njohur gjerësisht në mars të vitit 2024 kur agjentët e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare e bastisën atë si pjesë e një hetimi për trafikim njerëzor. Prona e tij në Majami gjithashtu u kontrollua gjatë hetimit.
Shtëpia në lagjen luksoze të Beverli Hills u nxor fillimisht në shitje në shtator të vitit 2024 nga agjenti i pasurive të patundshme të personabve të famshëm Kurt Rapaport, vetëm disa ditë para se Didi të arrestohej në Nju-Jork me akuza të shumta federale. mb/
Foto: EPA, Fejsbuk