• петок, 02 јануари 2026

Në Islandë, temperaturë rekord për Natën e Krishtlindjes katolike – pothuajse 20 gradë

Në Islandë, temperaturë rekord për Natën e Krishtlindjes katolike – pothuajse 20 gradë

Rejkjavik, 31 dhjetor 2025 (MIA) - Temperatura rekord e lartë në Islandë u regjistrua javën e kaluar – në Natën e Krishtlindjes katolike, dhe ajo arriti pothuajse 20 gradë Celsius. Ndryshe, temperatura mesatare në dhjetor në këtë shtet ishullor është midis -1 dhe +4 gradë.

Qyteti i vogël në lindje – Sejdisfjordur regjistroi 19,8 gradë më 24 dhjetor, ndërsa në vende të tjera gjithashtu u regjistruan temperatura prej pothuajse 20 gradë, njoftoi sot Shërbimi Meteorologjik e Islandës. Rekordi i mëparshëm prej 19,7 gradë ishte regjistruar më 2 dhjetor 2019 – në juglindje të vendit. Meteorologu Birgir Orn Hoskuldson shpjegoi se për këtë temperatur rekord është përgjegjës një masë ajri e ngrohtë me origjinë tropikale dhe një anticiklon i fortë që ka drejtuar ajrin e ngrohtë dhe të lagësht drejt jugut, duke parandaluar depërtimin e ajrit më të ftohtë.

Islanda, sipas "Guardianit", po përjeton një klimë gjithnjë e më të ngrohtë për shkak të ngrohjes globale të shkaktuar nga djegia e karburanteve fosile dhe emetimet e gazrave serrë.

Hulumtimet tregojnë se Arktiku po ngrohet katër herë më shpejt se pjesa tjetër e botës, prandaj Islanda këtë vit regjistroi një temperaturë rekord. Për shkak të ngrohjes globale, edhe mushkonjat u vunë re në këtë vend – për herë të parë këtë vit. Ndërsa akullnajat po shkrihen, edhe peshq nga zonat më të ngrohta – po shfaqen në ujërat rreth ishullit. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан