"Crumble" dimërore me mollë dhe drithëra
Kjo ëmbëlsirë"crumble" dimërore perfekte për ditët e ftohta - e ngrohtë, aromatike dhe ushqyese. Kombinimi i mollëve lëngshme, kanellës dhe drithrave krokante krijon një ekuilibër midis komoditetit dhe shëndetit, ndëra përgaditet shpejtë dhe lehtë.
Përbërësit:
1 kg mollë
100 gram drithra
100 gram miell
80 gram gjalpë i ftohtë
50 gram arra të grira imët
4 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle kanellë
Përgatitja:
Qëroni, pastroni mollët dhe pritni në katrorë. Vendosini ato direkt në një enë që mund të futet në furrë. Hidhni pak lëng limoni dhe spërkatini me kanellë (mund të shtoni edhe pak vanilje nëse dëshironi). Përzieni mirë. Në një enë të thellë, përzieni miellin, drithrat, arrat e grira dhe mjaltin. Shtoni gjalpin e ftohtë të prerë në copa të holla. Me gishta fërkoni gjalpin me përbërësit e thatë derisa të përftoni thërrime të mëdha e të thërrmueshme. Shpërndajini thërrimet në mënyrë të barabartë mbi mollët. Piqini në furrë të parangrohur në 180 °C për rreth 30–35 minuta, derisa lëngu i mollës të fillojë të bëjë flluska dhe sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë..
Ka shijen më të mirë kur është e ngrohtë. Shërbejeni në enë ose pjata të thella me një top akullore vaniljeje, e cila do të shkrihet butësisht sipër sipërfaqes krokante. Të nesërmen, është e ftohtë, e kombinuar me kos grek - për mëngjes ose shujtë e lehtë.
Kjo ëmbëlsirë nuk është vetëm e shijshme, por edhe një burim i mirë fibrash. Për një version edhe më të ekuilibruar, mund të përdorni miell integral të plotë, pa ndryshuar ndjeshëm shijen ose strukturën.
Foto: Freepik