• петок, 02 јануари 2026

Stambolli, Parisi, Vjena dhe Budapesti më të kërkuarat për Vitin e Ri, ofertat pak më të shtrenjta se vitin e kaluar

Stambolli, Parisi, Vjena dhe Budapesti më të kërkuarat për Vitin e Ri, ofertat pak më të shtrenjta se vitin e kaluar

Shkup, 31 dhjetor 2025 (MIA) 

Biljana ANASTASOVA Kostiq

Stambolli, Parisi, Vjena, Praga, Budapesti dhe Roma janë destinacionet ku qytetarët e Maqedonisë së Veriut do ta presin Vitin e Ri 2026. Agjencitë turistike janë të kënaqura me interesin, edhe pse këtë vit aranzhimet janë pak më të shtrenjta se vitin e kaluar. Ofrohen transport me autobus dhe aeroplan, ndërsa çmimet e paketave varen nga akomodimi dhe koha e udhëtimit.

Agjencitë turistike që i kontaktoi MIA, thonë se ka interes për çdo destinacion dhe se paketat janë pothuajse të plota, ndërsa ata që udhëtojnë me autobus tashmë janë nisur. Aranzhimet, siç theksojnë, janë pak më të shtrenjta se vitin e kaluar, por megjithatë të përshtatura për buxhetin vendas.

Agjencitë tregojnë se tashmë kanë nisur autobusët për Vjenë, Milano, Pragë, Stamboll dhe Bregun e Azur, ndërsa po realizohen edhe turnetë me aeroplan për Stamboll.

*Në metropolin evropian të kulturës, Pragë, me vizitë në Karlovi Vari, Dresden dhe Vjenë, mund të udhëtohet për 279 euro me transport me autobus për gjashtë ditë.

Agjencia për Vitin e Ri ofron gjithashtu Milanon, qendrën e modës, për një çmim prej 269 eurosh me transport me autobus dhe tri netë qëndrim në një hotel katër yje. Në paketë përfshihet edhe vizita në Lugano (Monte Karlo i Zvicrës) dhe Komo.

Vjena e famshme dhe e papërmbajtshme, e cila gjithmonë është në hartat e agjencive turistike për Vitin e Ri, mund të vizitohet për një çmim prej 219 eurosh me transport me autobus dhe vizitë në Bratislavë.

Budapesti, mbretëresha e Danubit, gjithashtu është pjesë e programit të Vitit të Ri. Çmimi i paketës është 279 euro për gjashtë ditë, me transport me autobus dhe qëndrim në hotel tre yje.

Ekziston gjithashtu një paketë pesëditore për rreth 300 euro për Bregun e Azurit, me vizitë në Nisë, Kanë, Monte Karlo, Monako dhe transport me autobus të përfshirë.

Agjencitë turistike thonë se ka interes, ndërsa veçanërisht kërkohen Parisi, Barcelona dhe Roma.

Paketa pesëditore për Vitin e Ri për Romë kushton rreth 600 euro me transport ajror dhe akomodim në hotel, ndërsa për Paris – qyteti i dritave – çmimi për katër netë është rreth 650 euro.

Si oferta për Vitin e Ri ofrohen edhe udhëtimet për natën më të çmendur të vitit në Athinë për rreth 200 euro me transport me autobus të përfshirë, si dhe paketat në vendet fqinje – Serbi, Mal të Zi dhe Bullgari.

Ka interes edhe për ofertat e Vitit të Ri për Stamboll, Vjenë, Lutraki, Madrid dhe Budapesti. Ofertat për Stambollin janë me transport me autobus dhe qëndrim në hotel tre yje, po ashtu edhe për Budapesti dhe Vjenë, të cilat mund të vizitohen për një çmim prej 260 eurosh. Udhëtimi për Madrid është me transport ajror për 649 euro dhe hotel tre yje. Këtë vit, interesante për natën e Vitit të Ri është edhe Budva.

Stambolli, qyteti që shtrihet në dy kontinente dhe është magnet për turistët, edhe këtë vit është pjesë e ofertave të Vitit të Ri të pothuajse të gjitha agjencive turistike. Paketat janë me transport me autobus ose aeroplms.,

Paketa e Vitit të Ri për Stamboll kushton 426 euro për katër ditë, tre netë, me transport ajror të përfshirë dhe qëndrimi në hotelin katër yje.

Ofertat janë me transport me autobus dhe aeroplan, nga 229 euro me autobus dhe qëndrim në hotel katër yje deri në 499 euro me aeroplan dhe hotel me katër yje. 

Një ofertë e pasur për Vitin e Ri për Stamboll gjendet në shumicën e agjencive, ku ofrohen paketa nga 139 deri në 159 euro me transport me autobus dhe qëndrim në hotel me tre yje. qa.

Foto: pixbay

 

Остани поврзан