Forbs: Bijonse e ka kaluar pragun e një miliardë dollarëve
- Ylli amerikan i muzikës, Bijonse u bë zyrtarisht miliardere, duke iu bashkuar grupit të vogël të muzikantëve të pasur që e kanë kaluar shifrën e një miliardë dollarëve, siç janë: Tajlor Suift, Rihana, Brus Springstin dhe bashkëshorti i saj, Xhej Zi, njoftoi magazina Forbs.
Uashingron, 30 dhjetor 2025 (MIA ) - Ylli amerikan i muzikës, Bijonse u bë zyrtarisht miliardere, duke iu bashkuar grupit të vogël të muzikantëve të pasur që e kanë kaluar shifrën e një miliardë dollarëve, siç janë: Tajlor Suift, Rihana, Brus Springstin dhe bashkëshorti i saj, Xhej Zi, njoftoi magazina Forbs.
Forbs më parë e kishte vlerësuar pasurinë neto të këngëtares në 800 milionë dollarë, duke paralajmëruar se për shkak të një serie projektesh të suksesshme, ajo së shpejti do ta kalojë pragun prej një miliardë. Rritja më të madhe të pasurisë erdhi nga turneu botëror "Renesansa"(Renaissance) në vitin 2023, me të cilin fitoi pothuajse 600 milionë dollarë. Të ardhura shtesë solli edhe mes filmi koncert nga turneu, një marrëveshje e lidhur me rrjetin e kinove AMC, nga i cili Bijonse mbajti pothuajse gjysmën e 44 milionë dollarëve të të ardhurave totale.
Suksesi i saj vazhdoi me albumin "Kauboj Kartes" (Cowboy Carter) nga viti 2024, i cili mori kritika të shkëlqyera dhe e solli çmimin e parë "Gremi", për albumin e vitit. Sipas Forbs, përmes turneut me të njëjtin emër ajo fitoi më shumë se 400 milionë dollarë nga shitja e biletave, si dhe 50 milionë dollarë shtesë nga produktet e reklamave. Forbs gjithashtu raporton se Bijonse fitoi rreth 50 milionë dollarë nga performanca në gjysmëfinalen e një ndeshjeje të NFL-së në Netfliks, si dhe 10 milionë dollarë shtesë nga një fushatë reklamash për Levis (Levi’s). qa/
Foto: EPA