Reali i Madridit ka gjetur zëvendësimin për Alonson
- Humbja e fundit për "mbretërit" nga Mançester Siti me rezultatin 1:2 në Santiago Bernabeu në kuadër të Ligës së Kampionëve i ka nxitur paralajmërimet për zëvendësim të trajnerit Çabi Alonso. Në fillim zëra për këtë ndryshim ka pasur pas humbjes në La Liga nga Selta me rezultatin 0:2.
Madrid, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Humbja e fundit për "mbretërit" nga Mançester Siti me rezultatin 1:2 në Santiago Bernabeu në kuadër të Ligës së Kampionëve i ka nxitur paralajmërimet për zëvendësim të trajnerit Çabi Alonso. Në fillim zëra për këtë ndryshim ka pasur pas humbjes në La Liga nga Selta me rezultatin 0:2.
Lajmet e fundit nga Real Madridi janë se Alonso do të ketë edhe një mundësi - por duhet ta fitojë Alavesin, ndërsa disa mediume konsiderojnë se muaji i ardhshëm (janari) do të jetë i rëndësishëm për Alonson. Kushti është që ekipi ta fitoj Super kupën.
Por, dështimi eventual në xhiron e ardhhsme me Alavesin, mund të sjell ndryshim në stol.
Zëvendësimi është gjetur, e nuk është siç u paralajmërua Zinedin Zidan, por ekziston mundësia që ekipin ta ndërmerr Alvaro Arbeloa. bsh/
Foto: EPA