Roberto Karlos në spital për shkak të problemeve me zemrën
- Futbollisti i famshëm brazilian dhe një nga mbrojtësit më të mirë të majtë në histori, Roberto Karlos (52) është pranuar në spital për shkak të problemeve më zemër. Pas kontrolleve të bëra, u konstatua se zemra e tij nuk funkisionon siç duhet.
Sao Paolo, 31 dhjetor 2025 (MIA) - Futbollisti i famshëm brazilian dhe një nga mbrojtësit më të mirë të majtë në histori, Roberto Karlos (52) është pranuar në spital për shkak të problemeve më zemër. Pas kontrolleve të bëra, u konstatua se zemra e tij nuk funkisionon siç duhet.
Ndaj tij është kryer intervenim kirurgjik, i cili ka zgjatur tre orë. Tani gjendja e tij shëndetësore po ndiqet dhe është nën kontroll të vazhdueshëm mjekësor.
Ish reprezentuesi brazilian, me "kariokët" e ka fituar botërorin në vitin 2002, ndërsa me Realin e Madridit e ka fituar Ligën e kampionëve tre herë, në vitet 1998, 2000 dhe 2002. bsh/
Foto: EPA