Probleme për Realin e Madridit - lëndohet Mbape
- Reali i Madridit në filim të vitit do të ketë problem serioz. Për shkak të lëndimit jashtë fushave do të jetë lojtari më i mirë i tyre, Kilian Mbape. Sipas informatave nga klubi, ai do të pushojë rreth 20 ditë.
Madrid, 31 dhjetor 2025 (MIA) - Reali i Madridit në filim të vitit do të ketë problem serioz. Për shkak të lëndimit jashtë fushave do të jetë lojtari më i mirë i tyre, Kilian Mbape. Sipas informatave nga klubi, ai do të pushojë rreth 20 ditë.
Problemi është serioz pasi e njohur është se Mbape i ka luajtur të gjitha 24 ndeshjet për Realin e Madridit dhe ka shënuar 29 gola.
Kjo do të thotë se reprezentuesi francez nuk do të luajë në garën për Kupën spanjolle, që prej 7 deri më 11 janar do të luhet në Arabinë Saudite.
Në gjysëmfinale të Kupës spanjolle më 8 janar Reali i Madridit do të luajë kundër Atletiko Madridit, ndërsa në gjsëmfinalen tjetër do të luajnë Barcelona dhe Atletik Bilbao. bsh/
Foto: EPA