Mançester junajted pa Bruno Fernandeshin
- Portugezi në radhët e Mançester Junajted, Bruno Fernandes e dëmtoi muskulin e kofshës në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Aston Villa (1-2).
Mançester, 25 dhjetor 2025 (MIA) - Portugezi në radhët e Mançester Junajted, Bruno Fernandes e dëmtoi muskulin e kofshës në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Aston Villa (1-2).
Mediat angleze po spekulojnë sot se ai do të mungojë për të paktën tre javë, ndërsa burime të afërta me ekipin thonë se ai do të rikthehet për derbin e qytetit kundër Mançester Siti, i cili është planifikuar për 17 janar.
Ferndandesh me siguri do të humbasë pesë ndeshjet e ardhshme, ndërsa në gjashtë vitet që ka qenë në Junajted, lojtari i ekipit kombëtar portugez ka munguar në vetëm dy ndeshje për shkak të lëndimit dhe një për shkak të sëmundjes.
Trajneri i Junajted, Ruben Amorim, për ndeshjen e nesërme në Premier Ligër kundër Njukasëll nuk do t'i ketë në përbërje as të lënduarin Kobi Majno, si dhe sulmuesit Brajan Mbeumo dhe Amad Dijallo, që luajnë për ekipet e tyre kombëtare në Kampionatin Afrikan. ls/
Foto: EPA