• вторник, 13 јануари 2026

Vinisius objektiv i Çellsit

Vinisius objektiv i Çellsit

Madrid, 12 janar 2026 (MIA) - Fillimi i afatit kalimtar (dimëror) përsëri aktualizoi një pjesë të transfereve potenciale. Sipas mediumeve spanjolle, sulmuesi i Realit të Madridit, Vinisius Zunior është e mundur të transferohet në një ekip të Premier Ligës.

Çellsi është ekipi, i cili është i gatshëm të ofrojë 150 milionë euro, e me këtë ky do të ishte transferi i tretë më i madh i të gjitha kohërave, pas transfereve të Nejmarit në PSZH (222 milionë euro) dhe Kilian Mbape nga Monako në PSZH (180 milionë euro).

Një periudhë po flitet largimi i Vinisiusit nga Reali i Madridit. Shpesh përmendet largimi i tij për në Arabinë Saudite, por edhe vazhdimi i kontratës. Megjithatë qëndrimi në kryeqendrën spanjolle shumë do të varet edhe nga fati i trajnerit Çabi Alonso, me të cilin futbollisti brazilian nuk ka raporte të mira. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан