• вторник, 13 јануари 2026

Çabi Alonso u largua nga Reali i Madridit, Arbeloa trajner i ri

Çabi Alonso u largua nga Reali i Madridit, Arbeloa trajner i ri

Madrid, 12 janar 2026 (MIA) - Reali i Madridit e largoi trajnerin e deritanishëm Çabi Alonso, ndërsa në vendin e tij do të emërohet Alvaro Arbeloa. Largimi vijoi pas humbjes në finalen në Super kupën spanjolle nga Barcelona.

Ndryshe, Alonso në stolin e "klubit mbretëror" erdhi verës nga Baer Leverkuzen.

Në kumtesë nuk përmendn shkaqet për ndërperrjen e bashkëpunimit, por askush nuk ka qenë i kënaqur nga rezultatet.

Trajneri i ri Arbeloa më së shumti ka punuar me kategoritë e reja. Si lojtar ka luajtur për Realin e Madridit, Deportivon dhe për Liverpullin, ndërsa me kombëtaren spanjolle ka fituar titullin botëror dhe atë evropian. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан