Real Madridi e prezantoi Arbeloan
- Reali i Madridit sot edhe zyrtarisht e prezantoi trajnerin e ri të përkohshëm, Alvaro Arbeloa, pasi dje e ka ndërprerë bashkëpunimin me Çabi Alonson. Sipas paralajmërimeve nga "klubi mbretëror", ish mbrojtësi i klubit do të qëndrojë në stol deri në fund të sezonit.
Madrid, 13 janar 2026 (MIA) - Reali i Madridit sot edhe zyrtarisht e prezantoi trajnerin e ri të përkohshëm, Alvaro Arbeloa, pasi dje e ka ndërprerë bashkëpunimin me Çabi Alonson. Sipas paralajmërimeve nga "klubi mbretëror", ish mbrojtësi i klubit do të qëndrojë në stol deri në fund të sezonit.
"Kjo është ditë e posaçme, si dhe çdo ditë prej se jam pjesë e Realit të Madridit. Sot e di përgjegjësinë dhe detyrën që është para meje dhe e pranova me plot entuziazëm. Dje u informova se do ta ndërmarr ekipin e parë dhe menjëherë bisedova me Çabin, por kjo do të mbetet mes nesh", tha Arbeloa.
Në promovimin ka marrë pjesë edhe drejtori i klubit Emiliano Butragenjo, ndërsa Arbeloa sot e ka mbajtur stërvitjen e parë me ekipin. bsh/
Foto: EPA