• петок, 02 јануари 2026

Roma e mposhti Xhenovan dhe u ngjit në vendin e katërt në Seria A

Roma e mposhti Xhenovan dhe u ngjit në vendin e katërt në Seria A

Romë, 30 dhjetor 2025 (MIA) - Roma e mposhti Xhenovan me 3:1 mbrëmë në fushën e saj në ndeshjen e javës së 17-të të Kampionatit Italian të Futbollit.

Romakët shënuan tre golat në pjesën e parë, ndërsa golashënuesit ishin Matias Sule, Manu Kone dhe Evan Ferguson. Për Xhenovan shënoi Xhef Eçator në fund të pjesës së dytë.

Xhenova pësoi humbjen e tretë radhazi. Ata janë në vendin e 17-të në tabelë me 14 pikë pas 17 ndeshjeve. Roma ka 33 pikë dhe u ngjit në vendin e katërt në Seria A.

Në javën e ardhshme, Roma do të luajë kundër Atalantës në fushën e saj më 3 janar, ndërsa Xhenova do të jetë nikoqir i Pizës në të njëjtën ditë. qa/

Foto: EPA

Остани поврзан