• петок, 02 јануари 2026

Slot: Gjithsesi që donim të fillonim me një fitore, por ishte e vështirë

Slot: Gjithsesi që donim të fillonim me një fitore, por ishte e vështirë

 Liverpul, 2 janar 2026 (MIA) - Kampioni i Premier Ligës, Liverpul, ndeshjen e parë të vitit të riee mbylli me një barazim zhgënjyes 0-0 në Enfild me Lids. Trajneri i Liverpulit, Arne Slot,  pas duelit theksoi:

"Donim ta fillonim vitin me një fitore, por ishte e vështirë. Nuk mundëm të luanim kundër bllokut të tyre të ulët. Patëm raste për të shënuar, por nuk i shënuam, dhe as nuk patëm fat. Në fund, si shumë herë këtë sezon, mendova se do të marrim një gol dhe kështu do të përfundonte. Gol pranuam, por për fat të mirë ishte pozicion jashtë loje dhe ndeshja përfundoi 0-0. 

Liverpuli në këtë mënyrë e ndërpreu serinë  prej tre fitoresh radhazi   në Premier Ligë. Në xhiron e radhës të dielën kampioni do të jetë mysafir te Fulani. 

Foto: EPA 

 

Остани поврзан