• четврток, 04 декември 2025

Peskov: Nuk po shqyrtojmë një armëpushim të përkohshëm për Vitin e Ri në Ukrainë

Peskov: Nuk po shqyrtojmë një armëpushim të përkohshëm për Vitin e Ri në Ukrainë

 Moskë, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Një armëpushim i Vitit të Ri në fushën e betejës ukrainase për momentin nuk është duke u shqyrtuar, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskovi.

 "Nuk ka ende diskutime për këtë, një proces krejtësisht i ndryshëm është duke u zhvilluar", tha Peskovi në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse ka pasur ndonjë bisedë për këtë, raportuan mediat ruse.

 Presidenti rus Vladimir Putini vazhdimisht deklaron se Rusia mbështet ekskluzivisht një zgjidhje afatgjatë të konfliktit ukrainas pa armëpushime të përkohshme, duke theksuar se arritja e një zgjidhjeje të tillë është e mundur vetëm pasi të eliminohen shkaqet rrënjësore të konfliktit, raportuan mediat ruse.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан