Kac: Izraeli asnjëherë nuk do të tërhiqet plotësisht nga Rripi i Gazës
- – Izraeli asnjëherë nuk do të tërhiqet plotësisht nga Rripi i Gazës, deklaroi sot ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac.
Tel Aviv, 24 dhjetor 2025 (MIA) – Izraeli asnjëherë nuk do të tërhiqet plotësisht nga Rripi i Gazës, deklaroi sot ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac.
“Do të ketë zonë të rëndësishme të sigurisë në kuadër të Rripit të Gazës, madje edhe kur do të kalojmë në fazën e dytë nga marrëveshja paqësore, në rast se Hamasi të çarmatoset. Kjo do të kontribuojë për mbrojtje të bashkësisë izraelite”, tha Kac, njofton “Tajms of Izrael”.
Sipas tij, nëse Hamasi nuk çarmatoset vetë, atëherë Izraeli do ta detyrojë ta bëjë këtë.
“Nëse nuk e kontrollojmë korridorin ndërmjet Gazës dhe Egjiptit asnjë ditë, Irani do të arrijë çdo lloj armësh në Gazë” tha Kac.
Ai i hodhi poshtë akuzat se e ka “ndryshuar” qëndrimin e tij për thirrje të ndërtimit të lagjeve izraelite në Rripin e Gazës.
"Unë tërhiqem vetëm kur jam duke vozitur", tha Kac, duke theksuar se "vizioni i tij" për Gazën, i cili përfshin ndërtimin e vendbanimeve në enklavën veriore palestineze, "do të zbatohet me kalimin e kohës".
Sipas planit paqësor nga 20 pika të presidentit amerikan Donald Tramp, Izraeli nuk guxon ta okupojë ose aneksojë Rripin e Gazës.
Gjithashtu, kur do të shpërndahen forca “stabilizuese”, armata izraelite do të tërhiqet nga enklave. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s