• четврток, 15 јануари 2026

Tramp kërkon nga Danimarka të tërhiqet nga Grenlanda

Tramp kërkon nga Danimarka të tërhiqet nga Grenlanda

Uashington, 14 janar 2026 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka kërkuar nga Danimarka të tërhiqet menjëherë nga Grenlanda.

“NATO, thuani Danimarkës të largohet menjëherë që andej! Dy ekipe qensh nuk janë të mjaftueshme! Vetëm SHBA-ja mund ta bëjë!!!” shkroi Tramp në rrjetin social Truth Soushëll.

Ai shtoi gjithashtu se Shërbimi danez i Inteligjencës (DDIS) paralajmëroi vitin e kaluar për objektiva ushtarake ruse dhe kineze në Grenlandë dhe Arktik.

Trampi në publikimin bashkëngjiti edhe një tekst nga ueb-faqja "JustTheNews" në të cilin theksohet se, përderisa liderët danezë minimizojnë kërcënimin që paraqesin Rusia dhe Kina për Grenlandën, Shërbimi danet i Inteligjencës (DDIS) publikoi së fundmi një vlerësim duke paralajmëruar hapur për ambiciet ushtarake ruse dhe kineze për të zgjeruar zonën përreth Grenlandës dhe Arktikut.

Deklarata e Trampit u publikua disa orë para takimit të planifikuar midis sekretarit shtetëror amerikan Marko Rubio dhe nënpresidentit amerikan, Xhej Di Vens, me ministrat e Punëve të Jashtme të Danimarkës dhe Grenlandës në Shtëpinë e Bardhë, ku pritet të diskutohet e ardhmja e këtij ishulli.

Grenlanda është një territor autonom brenda Danimarkës, por në muajt e fundit ajo ka qenë në qendër të vëmendjes së Trampit dhe administratës amerikane për shkak të rëndësisë së saj strategjike për Arktikun dhe sigurinë e SHBA-së. ls/

 

Остани поврзан