Aragçi: ShBA-ja nuk kërkoi ndalimin e plotë të pasurimit të uraniumit
- ShBA-ja nuk kërkoi ndalesë të plotë të pasurimit të uraniumit gjatë negociatave në Gjenevë, ndërsa as Irani nuk ofroi të ndalonte pasurimin e uraniumit, deklaroi sot ministri iranian i Punëve të Jashtme Abas Aragçi.
Uashington, 20 shkurt 2026 (MIA) - ShBA-ja nuk kërkoi ndalesë të plotë të pasurimit të uraniumit gjatë negociatave në Gjenevë, ndërsa as Irani nuk ofroi të ndalonte pasurimin e uraniumit, deklaroi sot ministri iranian i Punëve të Jashtme Abas Aragçi.
"Ne nuk ofruam asnjë ndalesë, ndërsa pala amerikane nuk kërkoi një ndalesë të plotë të pasurimit të uraniumit", tha Aragçi në një intervistë me kanalin onlajn MS Now.
Ai theksoi se diskutimi tani është se si të sigurohet që programi bërthamor i Iranit, përfshirë pasurimin të uraniumit, do të mbetet për qëllime paqësore dhe të mbetet i tillë përgjithmonë.
Aragçi tha se do të zbatohen "masa teknike dhe politike për ndërtimin e besimit" për të siguruar që programi të mbetet për qëllime paqësore, në këmbim të një lehtësimi të sanksioneve, pa hyrë në detaje.
Ai nuk e saktësoi kornizën kohore për kundërpropozimin e Iranit ndaj përfaqësuesve amerikanë Stiv Vitkof dhe Xhared Kushner, por tha se beson se një marrëveshje diplomatike është e arritshme dhe mund të arrihet "në një periudhë shumë të shkurtër kohore".
Presidenti amerikan Donald Trampi dje i dha Teheranit afat prej 10 deri në 15 ditë për të arritur një marrëveshje ose do të përballet me "pasoja vërtet të këqija".
Foto: EPA
Фото: ЕПА