Makron: Konflikti në Lindjen e Afërt nuk do t'i sjellë lehtësim Rusisë në luftën e saj në Ukrainë
- Presidenti francez Emanuel Makron, në konferencën e përbashkët për shtyp të sotme në Paris me homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski, theksoi se konflikti në Lindjen e Afërt nuk do t'i sjellë lehtësim Rusisë në luftën e saj në Ukrainë.
Paris, 13 mars 2026 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron, në konferencën e përbashkët për shtyp të sotme në Paris me homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski, theksoi se konflikti në Lindjen e Afërt nuk do t'i sjellë lehtësim Rusisë në luftën e saj në Ukrainë.
“Është e çuditshme të shohësh Rusinë duke bërë thirrje për armëpushim në Lindjen e Afërt, ndërsa refuzon me kokëfortësi ta pranojë një të tillë në Ukrainë”, tha Makron.
Ai shtoi gjithashtu se mbështetja e Francës për Ukrainën mbetet e palëkundur.
Zelenski e komentoi vendimin e SHBA-së për të lehtësuar sanksionet ndaj naftës ruse, duke theksuar se kjo nuk do të kontribuojë në paqe, por vetëm do ta bëjë Rusinë më të fortë.
Ai paralajmëroi se Ukraina po përballet me një mungesë gjithnjë e më akute të raketave të mbrojtjes ajrore.
Zelenski pretendon se vendet e Gjirit Persik kanë përdorur po aq raketa "Patriot" brenda disa ditëve sa Kievi mori nga Uashingtoni për katër vjet. ls/
Foto: EPA