• сабота, 21 февруари 2026

Kina në vitin 2025 sërish partnere kryesore tregtare e Gjermanisë, HBA-ja në vendin e dytë

Kina në vitin 2025 sërish partnere kryesore tregtare e Gjermanisë, HBA-ja në vendin e dytë

Berlin, 20 shkurt 2026 (MIA) - Kina vitin e kaluar ishte partnerja më e rëndëishme tregtare e Gjermanisël, ndërsa SHBA-ja ra në vendin e dytë pas trazirave të shkaktuara nga politika doganore e Donald Trampit, tregon raporti i publikuar sot nga Enti federal gjerman për tatistika (Destatis).

Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë mes Gjermanisë dhe Kinës arriti 251,8 miliardë euro në vitin  2025, që paraqet rritje prej 2,1 për qind në krahaism me vitin e kaluar. Në kundërshtim me këtë, tregtia e jashtme gjermane me SHBA-në është pakësuar për pesë për qind, në 240,5 miliardë euro.

Rënia më e madhe e tregtisë me SHBA-në ndodhi në sektorin e automjeteve motorizuese, ku eksporti u pakësua pëe 17,8 për qind. Edhe përkundër kësaj, SHBA-ja edhe më tej është tregu më i madh i vetëm për ekssportin gjerman, në vlerë prek 146,2 miliardë euro në vitin 2025.

Në vendin e tretë sipas rëndësisës në këmbimin e jashtëm tregtar me Gjermaninë është Holanda, me qarkullim të përgjithshëm prej 209,1 miliardë euro, që paraqet rrijte prej 3,3 për qind në krahaim me vitin 2024.

Kina është ende dominuese në importin gjerman, ndërsa Gjermania në vitin 2025 importoi prodhime kineze në vlerë prej 170,6 miliardë euro, që është rrotje prej 8,8 për qind, kumtoi "Shpigel". Një pjesës e ekpsortit kinet në Gjermani është pasojë e rikahëzimit të mallrave nga tregu amerikan për shkak të doganave të atjeshme. ab/

Fotо: МIА arkivi

Остани поврзан