Aktivistë: Më shumë se 3.400 protestues të vrarë në Iran
- Të paktën 3.428 protestues janë vrarë në Iran që nga shpërthimi i protestave në fund të dhjetorit, kumtoi organizata për të drejtat e njeriut "Iran Human Rights" (IHRNGO).
Teheran, 14 janar 2026 (MIA) – Të paktën 3.428 protestues janë vrarë në Iran që nga shpërthimi i protestave në fund të dhjetorit, kumtoi organizata për të drejtat e njeriut "Iran Human Rights" (IHRNGO).
Grupi me seli në Oslo theksoi gjithashtu se numri i vërtetë i të vdekurve mund të jetë dukshëm më i lartë. Sipas organizatës, më shumë se 10.000 njerëz janë arrestuar gjatë protestave.
Grupi i aktivistëve shprehu shqetësim për veprimet e autoriteteve iraniane dhe paralajmëroi për ekzekutime masive të protestuesve të ndaluar, transmetoi DPA.
IHRNGO iu referua edhe raporteve të mediave shtetërore, sipas të cilave të paktën 121 polic, si dhe anëtarë të forcave të sigurisë dhe të shtetit, janë vrarë në trazirat.
Këto shifra nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur në këtë kohë. Interneti në Iran është jashtë funksionit për gati një javë dhe informacioni po arrin ngadalë në botën e jashtme. Që nga dje, banorët në Iran mund të bëjnë përsëri thirrje telefonike ndërkombëtare. ls/