• четврток, 15 јануари 2026

Hamasi në negociata për fazën e dytë të planit të paqes për Gazën

Hamasi në negociata për fazën e dytë të planit të paqes për Gazën

Kajro, 14 janar 2026 (MIA) – Përfaqësues të Hamasit diskutuan përsëri në Kajro për të ardhmen e Rripit të Gazës, transmetoi DPA.

Televizioni egjiptian "Al-Qahera News" sot njoftoi se pjesëmarrësit deklaruan se qëllimi i takimit ishte përgatitja për fazën e dytë të planit të paqes për Gazën. Kjo përfshin formimin e një komiteti teknokratësh palestinezë të cilët përkohësisht do të qeverisin me zonën.

Grupi islamist Hamas dje kumtoi se zyrtari i lartë Khalil al-Haja do të udhëheqë delegacionin në Kajro. Qëllimi është të finalizohet faza e parë ë planit të paqes të presidentit amerikan Donald Tramp, përfshirë tërheqjen e plotë të trupave izraelite.

Burime egjiptiane të sigurisë thanë se pritet që Trampi sot të njoftojë fillimin e fazës së dytë të planit të paqes. Burime në Kajro kumtuan se Hamasi ka rënë dakord për emrat për një komitet teknokratik të planifikuar që do të merret me çështjet civile dhe shërbimet publike në Gazë.

"Al-Qahera News" raportoi se pjesëmarrësit në takimin e Kajros thanë se ky komitet duhet "të marrë menjëherë përsipër të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë në Rripin e Gazës me qëllim menaxhimin e jetës së përditshme dhe shërbimeve bazë".

Mediat palestineze informuan se qeveria kalimtare përbëhet nga 14 anëtarë, me kreun e komitetit, Ali Shaat, që mban përkohësisht një pozicion të dytë. Të gjithë 14 anëtarët, përfshirë një grua, nuk kanë lidhje me Hamasin.

Trampi e prezantoi planin e paqes shtatorin e kaluar. ndërsa armëpushimi hyri në fuqi më 10 tetor. Si pjesë e pjesës së parë të marrëveshjes, duhej të dorëzoheshin të gjithë ata që u rrëmbyen nga Izraeli dhe trupat e pengjeve.

Hapi tjetër është çarmatosja e Hamasit, diçka që organizata deri më tani ka refuzuar ta bëjë. ls/

Foto: DPA

 

 

Остани поврзан