• четврток, 15 јануари 2026

Amerika e pezulloi lëshimin e vizave për emigrantë për 75 vende, në listë edhe vendi ynë

Amerika e pezulloi lëshimin e vizave për emigrantë për 75 vende, në listë edhe vendi ynë

Uashington, 14 janar 2026 (MIA) – Administrata e Presidentit amerikan, Donald Tramp, ka pezulluar përpunimin e të gjitha vizave për emigrantë për 75 vende duke filluar nga 21 janari, publikoi Foks njuz, duke iu referuar një memorandum nga Departamenti amerikan i shtetit. 

Sipas raportit, në listë janë këto vende: Afganistani, Shqipëria, Algjeria, Antigua dhe Barbuda, Armenia, Azerbajxhani, Bahamas, Bangladeshi, Barbadosi, Bjellorusia, Belize, Butani, Bosnja, Brazili, Burma, Kamboxhia, Kameruni, Kepi i Gjelbër, Kolumbia, Bregu i Fildishtë, Kuba, Republika Demokratike e Kongos, Republika Dominikane, Egjipti, Eritrea, Etiopia, Fixhi, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Grenada, Guatemala, Guinea, Haiti, Irani, Iraku, Xhamajka, Jordania, Kazakistani, Kosova, Kuvajti, Kirgistani, Laosi, Libani, Liberia, Libia, Maqedonia, Moldavia, Mongolia, Mali i Zi, Maroku, Nepali, Nikaragua, Nigeria, Pakistani, Republika e Kongos, Rusia, Ruanda, Shën Kits dhe Nevis, Shën Lucia, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Senegali, Sierra Leone, Somalia, Sudani i Jugut, Sudani, Siria, Tanzania, Tajlanda, Togo, Tunizia, Uganda, Uruguai, Uzbekistani dhe Jemeni.

Arsyeja për këtë vendim është zvogëlimi i numrit të emigrantëve që mund të bëhen të varur nga ndihma publike në SHBA. Departamenti amerikan i shtetit do të pezullojë përpunimin e vizave të emigrantëve për qytetarët e këtyre vendeve derisa të kryhet një shqyrtim i procedurave ekzistuese për vlerësimin e aplikimeve për emigrantë.

Pezullimi i përpunimit të vizave përputhet me politikën e rreptë të imigracionit që Tramp ka zbatuar që nga marrja e detyrës në janar të vitit të kaluar.

Në nëntor, Trampi premtoi se do të “ndalë përgjithmonë” imigracionin nga të gjitha “vendet e botës së tretë” pasi një shtetas afgan hapi zjarr pranë Shtëpisë së Bardhë, duke vrarë një ushtar të Gardës Kombëtare. ls/

 

Остани поврзан