• четврток, 25 декември 2025

Izraeli e akuzoi Hamasin për shkelje të armëpushimit, militantët mohojnë përzierje në incidentin e plagosjes së ushtarit izraelit

Izraeli e akuzoi Hamasin për shkelje të armëpushimit, militantët mohojnë përzierje në incidentin e plagosjes së ushtarit izraelit

Tel-Aviv, 25 dhjetor 2025 (MIA) - Një ushtar izraelit është plagosur në shpërthimin në Gazë, që e shtyu Tel-Avivin ta akuzojë Hamasin për shkelje të armëpushimit.

Armata izraelite kumtoi se dje ishte detonuar një mjet shpërthyes nën automjetin ushtarak derisa ushtarët e "çmintuan" infrastrukturën e militantëve në qytetin Rafah, në Gazën jugore. Ushtari i lënduar lehtë ndodhet në spital, shtoi armata.

Funksionari i lartë i Hamasit, Mahmud Mrdavi, deklaroi në rrjetet sociale se shpërthimi është rezultat i artilerisë së pashpërthyer dhe se grupi i ka njoftuar ndërmjetësit.

Në deklaratën e mëvonshme, Hamasi e mohoi përgjegjësinë për atë që e quajti "mbetje të luftës" të vendosura nga Izraeli në zonën e kontrolluar nga Izraeli.

Ushtria izraelite i mohoi pohimet e Hamasit.

Kryeministri Benjamin Netanjahu e quajti incidentin shkelje të armëpushimit dhe tha se Izraeli do të "reagojë në mënyrë adekuate".

Ky është incidenti më i ri që e rrezikon armëpushimin e brishtë që është në fuqi prej 10 dhjetorit, me ç'rast secila palë e akuzon tjetrën për shkelje.

Shpërthimi ndodhi derisa Hamasi takohej me përfaqësues turq në Ankara për të biseduar për fazën e dytë të armëpushimit. Edhe pse marrëveshja në masë të madhe është mbajtur, përparimi i saj është ngadalësuar.

Të gjithë përveç një nga 251 pengjet e Hamasit deri më tnai janë liruar, të gjallë apo të vdekur, në këmbim të të burgosurve palestinezë. Nëna e pengut të fundit, mbetjet e të cilit ende janë në Gazë, kërkoi që trupi të kthehet para se negociuesit të kalojnë në fazën e dytë të armëpushimit.

Kjo fazë e dytë është akoma më sfoduese: sistemimi i forcave ndërkombëtare për stabilizim, trupi teknokrat administrativ për Gazën, çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e mëtutjeshme e armatës izraelite nga territori. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан