• четврток, 15 јануари 2026

Ukraina me raketa "Storm Shadow" e goditi rafinerinë ruse të naftës Novoshahtinska, në Rajonin e Rostovit

Ukraina me raketa

Rost on Don, 25 dhjetor 2025 (MIA) - Forcat ajrore ukrainase sot e goditën rafinerinë e naftës Novoshahtinsk, në rajonin e Rostovit, duke përdorur raketa kryqëzuese "Storm Shadow".

"U regjistruan shpërthime të shumta. Caku u godit, ndërsa vëllimi i dëmeve po konstatohet", kumtoi Shtatmadhoria e forcave të armatosura të Ukrainës, transmeton Ukrinform.

Në kumtesën për mediumet ceket se objekti Novoshahtinsk është një prej furnizuesve më të mëdhenj të derivateve të naftës në jug të Rusisë dhe se është drejtpërdrejt i përfshirë në furnizimin e forcave të armatosura ruse me derivate dizel dhe kerozinë për aeroplanë.

Siç është cekur, vëllimi i përgjithshëm i rezervoarit të fabrikës është mbi 210 mijë metra kub.

"Forcat mbrojtëse ukrainase vazhdojnë të ndërmarrin masa të dosmosdoshme për ta minuar potencialin ushtarako-ekonomik të sulmuesve rusë dhe ta detyrojnë Federatën ruse ta ndalojë agresionin e armatosur ndaj Ukrainës", ceket në kumtesë. ab/

Foto: Telegram

Остани поврзан