• четврток, 25 декември 2025

Turqia arrestoi 115 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik që planifikonin sulme gjatë festave

Turqia arrestoi 115 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik që planifikonin sulme gjatë festave

Stamboll, 25 dhjetor 2025 (MIA) - Forcat turke të sigurisë arrestuan 115 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik, të cilët dyshohen se kanë planifikuar sulme gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në këtë vend, njoftoi sot Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit.

Policia e Stambollit ka marrë informacione se anëtarë të Shtetit Islamik po planifikojnë sulme në Turqi, veçanërisht kundër jomuslimanëve gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, publikoi prokuroria në platformën X.

Në kumtesën theksohet se policia ka kryer bastisje në 124 vende në Stamboll dhe se janë arrëstuar 115 persona nga 137 të dyshuarit që kërkohen. Gjatë arrestimit të të dyshuarve, janë sekuestruar edhe disa armë dhe municione. 

Shërbimi i inteligjencës turke MIT të martën e arrestoi Mehmet Gorenin, anëtar i Shtetit Islamik Korasan (SHi-K), dhe parandaloi sulme të planifikuara për natën e Vitit të Ri, ndërsa operacioni zbuloi gjithashtu rrjetin e rekrutimit të organizatës terroriste.

Goren, i njohur me emrin e koduar Jahja, u arrestua në zonën kufitare Afganistan-Pakistan dhe u soll në Turqi. Sipas raporteve të inteligjencës, ai pranoi të kryente sulme vetëvrasëse dhe u ngrit në një pozicion udhëheqës në SHI-K pas trajnimit në kampe përgjatë kufirit.

Autoritetet turke, gjithashtu lëshuan urdhër-arreste për 10 të dyshuar për financimin e rrjetit të ISH-së në Ankara.

Më 19 dhjetor. xhandarmëria e Ankarasë paralajmëroi se SHI po planifikon sulme gjatë festave të Vitit të Ri në zona të frekuentuara,e përfshirë qendrat tregtare dhe tregjet. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан