• сабота, 25 јануари 2025

Pentagoni i ndërpreu të gjitha postimet në rrjetet sociale

Pentagoni i ndërpreu  të gjitha postimet në rrjetet sociale

 Uashington, 24 janar 2025 (MIA) - Pentagoni ka lëshuar urdhër për pauzë globale urgjente në të gjitha postimet në rrjetet sociale, përveç atyre që kanë të bëjnë me operacionin ushtarak në kufirin jugor, njoftoi Foks njuz.

 Urdhri, i miratuar nga presidenti amerikan Donald Tramp, do të mbetet në fuqi derisa të konfirmohet Sekretari i ri i Mbrojtjes dhe të marrë një vendim të kundërt.

 Pauza do të zgjasë disa ditë, derisa të jepen udhëzimet për të gjithë të punësuarit ushtarakë dhe civilë të ngarkuar për rrjetet sociale.

 Paralajmërimet do të fokusohen vetëm në temat që lidhen me "gatishmërinë dhe aftësinë gjatë luftës", thanë përfaqësues  të Pentagonit.

Pauza ka të bëë  vetëm për mediat sociale, ndërsa njoftimet për shtyp dhe informacionet rreth operacioneve ushtarake në vazhdim do të vazhdojnë të jenë të disponueshme përmes faqeve zyrtare të qeverisë. Rrjetet nuk do të shkyçen dhe as postimet e mëparshme nuk do të hiqen. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

Остани поврзан