• среда, 19 февруари 2025
Në ditën e sotme

12 janar 2025 (MIA) 

1519. – Vdiq Maksimiliani I, mbret gjerman dhe Perandor i Romës. 

1580. – Lindi kimisti belg Zhan Babtist Van Helmont. Ai shpiku fjalën gaz dhe ishte kimisti i parë që mori pikën e shkrirjes së akullit dhe pikën e vlimit të ujit si standarde për temperaturën. 

1591. – Lindi Giuseppe Ribera, piktor spanjoll. 

1628. – Lindi Charles Perro’, shkrimtar i njohur francez. Ai u bë i famshëm për përrallat e tij si “Macja me çizme”, “Kësulkuqja” dhe “Bukuroshja e fjetur”. 

1773. – U ngrit në Çarleston të Kalifornisë së Jugut, SHBA, muzeumi i parë publik amerikan. 

1776. – Lindi piktori francez Kyro, i cili ishte mjeshtër i peizazhit. Veprat e Kyro-s ndodhen në muzeumet më të mëdhenj të botës si në muzeun e Bruklinit në New York , në të cilin gjenden edhe 2 portrete , njëri titullohet “Shqiptarja”, ndërsa tjetri i kushtohet vajzës së Ali Pashë Tepelenës. 

1876. – Lindi në San Francisko të SHBA-së shkrimtari i njohur Xhek London, një nga shkrimtarët e spikatur të letërsisë amerikane. Krijimtaria e tij përfshin 15 vepra, si “Thundra e Hekurt”, “Martin Iden”, etj. 

1897. – Vdiq sër Isak Pitman, arsimtar britanik dhe shpikësi i sistemit të shkrimit me shkurtime (stenografisë). 

1915. – Dhoma presidenciale e SHBA-së e hodhi poshtë propozimin që gratë të marrin të drejtë të votës. 

1932. – Heti Karavaj, demokrat nga Arkanzas, u bë gruaja e parë e zgjedhur në Senatin amerikan. 

1951. – Lindi Kirstie Alley, aktore amerikane, e cila ka luajtur në filmin “Kumbari i Fundit”, “Gabimi”, etj. 

1964. – Në Shkup u themelua Muzeu i artit bashkëkohor. Drejtori i parë ishte Boris Petkovski. 

1990. -Rumania nxjerr jashtë ligji Partinë Komuniste. I pari vend i Europës Lindore dhe Traktatit të Varshavës që kreu këtë akt. 

1998. – Gjermania pranoi të krijonte një fond prej 200 milion markash, për kompensimin e 18 000 çifutëve, viktima të nazizmit në Europën Lindore. 

2000. – Qeveria turke e koalicionit pranoi të shtynte varjen e udhëheqësit rebel kurd Abdullah Oçalan, derisa gjykata europiane e të drejtave të njeriut të studionte këtë çështje. 

2000. Britania e Madhe u lejoi homoseksualëve të punojnë në shërbimet e forcave të armarosura. 

2001. – Ish-shefi i KGB-së, Vladimir Semiçastni, një nga partizanët e heqjes së Nikita Hrushovit në vitin 1964, vdiq në Moskë në moshën 77 vjeçare. 

2003. – Vdiq në moshën 53 vjeç këngëtari Maurice Gibb, pjesëtar i grupit të famshëm australian të muzikës pop, “Bee Gees”. Maurice, Robin dhe Barry krijuan grupin “Bee Gees” në vitin 1958, në Brisbane, Australi. Grupi fitoi famë ndërkombëtare me këngën “Saturday Night Fever”. 

2005. – Parlamenti Evropian e ratifikoi Kushtetutën e Bashkimit Evropian. 

2008. – Helikopteri i Armatës Mi-17 rreth mesditës u rrëzua në fshatin Bllacë afër Katllanovës. Helikopteri u rrëzua vetëm 50-metra nga shtëpitë e fundit të fshatit. Rrëzimit të helikopterit të Armatës i parapriu një shpërthim. Nuk ka viktima nga vendasit. Në fatkeqësi nuk të mbijetuar. Njëmbëdhjetë paqeruajtësit ktheheshin nga misioni ALTEA në Bosnjë e Hercegovinë. 

2015. – Ish Miss i Suedisë dhe “perëndesha e seksit” në  vitet gjashtëdhjetë të shekullit të 20-të, Anita Ekberg ndërroi jetë në Romë në moshën 83-vjeçare. 

 

Остани поврзан