• четврток, 20 февруари 2025

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

18 shkurt 2025 (MIA)

1294. - Vdiq Kublai Khan, sundimtar mongol (l. 1215).

1374. - Lindi Heduig, mbretëreshë e Polonisë, shenjtore (vdiq më 1399).

1516. - Lindi Mary I, mbretëreshë e Anglisë. Vdiq më 1558.

1546. - Vdiq Martin Luther, Reformues Gjerman. U lind në 10 nëntor të vitit 1483.

1564. - Në Romë vdiq Buenorati Mikelanxhelo, skulptor, piktor, arkitekt dhe shkrimtar italian. U lind në Kapres, më 6 mars të vitit 1475.

1588. - Vdiq Lucas Kranash i Ri, piktor gjerman. U lind më vitin 1515.

1745. - Lindi Aleksandar Volta, shkencëtar italian, fizikant. Sipas emrit të tij janë quajtur një numër i madh shprehjes në fizikë: volti, voltamperi. Vdiq në vitin 1827.

1861 - Parlamenti i parë i Italisë e shpalli për mbret Vitorio Emanuelin e Dytë.

1913. - Rajmond Poinkar u bë kryetar i Francës.

1932. - Lindi Milosh Forman, regjisor çek.

1952. - Greqia dhe Turqia u bënë anëtare të NATO-s.

1957. - Dedan Kimathi, udhëheqësi patriotik kenian, u vra nga qeveria koloniale britanike.

1965. -Gambia u pavarësua nga Mbretëria e Bashkuar.

1967. - Vdiq Robert Openhaimer, fizikan amerikan.

1979. - Ra borë në Saharë në Algjerinë jugore, për herë të parë dhe të vetme në histori.

1992. - Me vendimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është formuar Agjencia Informative e Maqedonisë (MIA). Është shërbim publik informativ në radhët e agjencive të lajmeve që pikësynojnë t'i plotësojnë standardet profesionale në sferën e funksionit të saj elementar - çdo ditë në mënyrë të vazhdueshme regjistron ngjarje dhe dukuri dhe prodhon dhe transmeton lajme madje edhe pres-informacione dhe materiale të tjera. MIA 24 orë transmeton lajme në gjuhën maqedonase, gjuhën shqipe gjuhën angleze. E servon tërë hapësirën informative - mediat e shtypit dhe ato elektronike në vend dhe mediat në gjuhën maqedonase në vendet e huaja, amabasadat e Maqedonisë dhe organizatat, institucionet e misionet e tjera. Prodhon edhe nënservise speciale tematike dhe buletine ditore dhe javore. MIA prodhon edhe sherbimin Foto dhe atë Fono të cilat mund të hapen përmes ueb-faqes së Agjencisë. MIA angazhon pesëdhjetë gazetarë për lajme dhe gazetarë-reporterë dhe tridhjetë gazetarë-korrespodentë nga Maqedonia dhe nga vendet e huaja. Për arsye të panjohura aktivizimi dhe funksionimi i Agjencisë është anuluar 5-6 vitet e ardhshme. Qeveria e atëhershme vendosi që punën profesionale si agjenci ta substituojë me themelimin e Pres Byrosë së Maqedonislë (PBM), e cila funksiononte në kuadër të Ministrisë së atëhershme për informacion. PBM-ja në vitin 1994 bëhet anëtare e ABNA-s - Asociacion i agjencive të lajmeve të vendeve ballkanike. Në fillim të vitit 1998 qeveria vendosi që MIA të aktivizohet dhe të funksionojë si ndërmarrje publike. MIA, prodhimin e rregullt të lajmeve, si shërbim informativ publik, e filloi më 30 shtator të vitit 1988. Në fillim MIA prodhonte lajme në gjuhën maqedonase dhe angleze. Në maj të vitit 1999 në MIA u formua edhe Redaksia shqipe dhe që atëherë Agjencia ka servis të rregullt në gjuhën shqipe. Sot MIA çdo ditë shfrytëzuesve të saj, nga të gjitha serviset dhe nënserviset transmeton nga 300 deri në 350 përmbajtje informative, që në nivelin mujor arrijnë rreth 9.750 përmbajtje informative. MIA me vendim të Qeverisë së RM-së, nga prilli i vitit 2006, nga ndërmarrje pubike u transformua në një shoqëri aksionare me emërtimin Agjencia Informative e Maqedonisë SH.A.

1994. - Qeveria e Republikës së Maqedonisë solli vendim për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-së në nivel të ambasadave.

2003. - Rreth 200 vdiqën në zjarrin që u ndez flakë në Daegu, Korea Jugore.

2008. - Afganistani, Kosta Rika, Britania e Madhe, ShBA-të , Franca, Shqipëria, Turqia, Tajvani si dhe organizata OIC e njohën Kosovën si shtet i pavarur.

2008. - Vdiq shkrimtari francez Alen Rob-Grie, anëtar i Akademisë franceze.

 

Остани поврзан