Më ftohtë sot në mëngjes në Hanet e Mavrovës, më së shumti borë në Kodrën e Diellit
- Temperatura më e ulët prej minus tre gradë Celsius është matur mëngjesin e sotëm në Hanet e Mavrovës, ndërsa më e larta prej 6 gradë Celsius në Gjevgjeli.

Shkup, 17 shkurt 2027 (MIA) - Temperatura më e ulët prej minus tre gradë Celsius është matur mëngjesin e sotëm në Hanet e Mavrovës, ndërsa më e larta prej 6 gradë Celsius në Gjevgjeli.
DPHM informoi se -2 gradë celsius janë matur në Kodrën e Diellit, -1 në Kriva Pallankë, 1 në Krushevë, Vinicë dhe Tetovë, 2 në Shkup-Zajçev Rid, Shtip, Berovë Ohër, Manastir, Veles dhe Pretor, 3 në Kavadar dhe Prilep, 4 gradë në Demir Kapi dhe Strumicë dhe 5 gradë në Shkup-Petrovec.
Lartësia e shtresës së borës, e matur në orën 07:00 është 29 centimetra në Kodrën e Diellit, 7 në Hanet e Mavrovës dhe 1 centimetër në Kriva Pallankë.
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore në zonat më të ulëta dhe borë në vendet më të larta dhe male. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kohë pas kohe e fortë nga veriu përgjatë lumit Vardar. Gjatë natës do të ketë borë të dobët lokale, veçanërisht në zonat malore.
Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 3 deri në 9 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 6 gradë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s