• петок, 21 февруари 2025

MMJPH: Një milion euro grant nga Spanja për Liqenin e Ohrit

MMJPH: Një milion euro grant nga Spanja për Liqenin e Ohrit

Shkup, 20 shkurt 2025 (MIA) -  Qeveria e Mbretërisë së Spanjës ka dhënë  ndihmë teknike me grant prej përafërsisht një milion euro për shërbime këshilluese dhe inxhinierike për sistemin e kullimit dhe trajtimit të ujërave të zeza për Liqenin e Ohrit, njoftoi Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

 Ministri dikasterial dhe zëvendëskryeministër i parë Izet Medziti, në një takim pune sot me ambasadorin e Spanjës në vendin tonë, Rafael Soriano Ortiz, falënderoi për mbështetjen me grantin, i cili është në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Mbretërinë e Spanjës.

 

Siç informojnë nga MMJPH, Mexhiti ka informuar Ambasadorin Ortiz për prioritetet e qeverisë dhe të Ministrisë së Mjedisit, ndërsa dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar mundësitë për përshpejtimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

"Mexhiti deklaroi se dy vendet mike kanë marrëdhënie diplomatike 30-vjeçare, të bazuara në bashkëpunim të shumëanshëm dhe respekt të ndërsjellë, ndërsa Spanja zbaton një politikë evropiane që ka si komponentë thelbësore zgjerimin e familjes evropiane me synim krijimin e një hapësire të përbashkët rregullash dhe vlerash që do të sigurojnë mirëqenien e qytetarëve tanë", theksohet në kumtesë.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor 

 

Остани поврзан