Komunikacioni po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa
- Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Reshje të borës me intensitet të ulët në orët e para të mëngjesit janë shënuar në Stracin, Koçan dhe Demir Kapi, por për momentin nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e komunikacionit. Ulje e dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 100 metra ka në qafën malore Bukovë, informojnë nga LAMM.

Shkup, 18 shkurt 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Reshje të borës me intensitet të ulët në orët e para të mëngjesit janë shënuar në Stracin, Koçan dhe Demir Kapi, por për momentin nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e komunikacionit. Ulje e dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 100 metra ka në qafën malore Bukovë, informojnë nga LAMM.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Deri më 15.03.2025 do të zgjasë detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në vetura, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. rq/bsh/
Foto: MIA arkiv