Prej nesër ulje të vranësirave dhe temperatura të ulta të mëngjesit
- Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të dobëta të borës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në fund të ditës dhe gjatë natës do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi verior.

Shkup, 18 shkurt 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të dobëta të borës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në fund të ditës dhe gjatë natës do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 1, ndërsa maksimalja do të arrijë prej -1 deri 7 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të përkohshme kohë pas kohe me borë të dobët. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në fund të ditës dhe gjatë natës do të fryjë erë e fortë veriore. Temperatura minimale do të ulet deri në -1, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 5 gradë.
Prej të mërkurës vranësirat do të ulen dhe do të mbizotërojë mot stabil dhe i ftohtë, me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat kudo do të jenë negative, ndërsa vende-vende do të ulen nën -10 gradë. Të mërkurën do të fryjë erë e fuqishme veriore. rq/
Foto: arkivi i MIA-s