• петок, 05 декември 2025

Më ftohtë në Hanet e Mavrovës -1, më shumë shi në Strumicë 50 litra për metër katrorë

Më ftohtë në Hanet e Mavrovës -1, më shumë shi në Strumicë 50 litra për metër katrorë

Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) - Mëngjesin e sotëm, temperatura më e ulët prej -1 gradë Celsius u regjistrua në Hanet e Mavrovës. Pasojnë Lazaropole ku janë matur 0 gradë, 1 në Kriva Pallankë dhe Krushevë, 2 në Tetovë, Kumanovë, Shtip dhe Vinicë, 3 në Veles dhe Prilep, 4 në Shkup-Petrovec, Kavadar, Demir Kapijë, Strumicë, Manastir, dhe 5 gradë në Gjevgjeli, Ohër, Berovë dhe Pretor, njofton DPHM-ja. 

Gjatë 24 orëve të fundit, deri në orën 7 të mëngjesit, reshjet më të mëdha të shiut janë regjistruar në Strumicë, 50 litra për metër katror. Në Pozhar 34 litër për metër katror, 25 në Gjevgjeli, 21 në Demir Kapijë, 20 në Manastir dhe Shtip, 19 në Kriva Pallankë dhe Kodrën e Diellit, 18 në Berovë, 16 në Pretor dhe Pozharanë, 15 në Vinicë dhe Krushevë, 14 në Hanet e Mavrovës dhe Tetovë, 13 në Lazaropole, 10 në Topolçanë, 6 në Shkup-Petrovec, Kavadar dhe Prilep, si dhe 4 litra për metër katror në Veles dhe Kumanovë.

Moti sot do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, më të dendura në pjesët lindore të vendit, mbi 35 litra katror.  Në male reshjet do të jenë të borës, ndërsa në disa nga vendet më të larta të shiut dhe borës. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende përgjatë Vardarit erë e kohëpaskohshme e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 3 deri 9 gradë. 

Në Shkup, mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në pjesët më të larta të luginave reshjet do të jenë të shiut dhe borës. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fuqishme veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri 5 gradë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан