• четврток, 25 декември 2025

NQP i përkujton shfrytëzuesit e biletës vjetore për studentë se duhet ta vërtetojnë biletën për vitin 2026

NQP i përkujton shfrytëzuesit e biletës vjetore për studentë se duhet ta vërtetojnë biletën për vitin 2026

Shkup, 25 dhjetor 2025 (MIA) – NQP përmes një kumtese i përkujton shfrytëzuesit e biletës vjetore për studentë për shfrytëzim falas të transportit publik se është e nevojshme ta vazhdojnë/verifikojnë biletën për vitin 2026. 

“Vazhdimi/verifikimi i biletës fillon prej sot (25.12.25), dhe bëhet në cilëndo qendër për personalizim të NQP Shkup, me prani personale të studentit i cili duhet të dorëzojë vërtetim për student të rregullt të dhënë nga institucion i akredituar i arsimit të lartë, indeks origjinal me semestër të regjistruar dimëror dhe letërnjoftim”, qëndron në kumtesën e NQP-së. 

Nga aty shtojnë se studentëve/të vitit të parë nga viti akademik 2025/2026, bileta automatikisht u vlen edhe për vitin e ardhshëm kalendarik. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан