Mickoski: Fuqia blerëse me pagën minimale në Maqedoni është më e lartë se gjitha vendet fqinje
- Kryeministri Hristijan Mickoski sot nga foltorja e Kuvendit tha se fuqia blerëse me pagën minimale aktuale në Maqedoni është më e lartë se në të gjitha vendet fqinje, përveç Greqisë. Sipas tij, paga minimale duhet të rritet, por duhet të jetë rezultat i bisedimeve dhe dialogut midis punëtorëve dhe punëdhënësve.
Shkup, 25 dhjetor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot nga foltorja e Kuvendit tha se fuqia blerëse me pagën minimale aktuale në Maqedoni është më e lartë se në të gjitha vendet fqinje, përveç Greqisë. Sipas tij, paga minimale duhet të rritet, por duhet të jetë rezultat i bisedimeve dhe dialogut midis punëtorëve dhe punëdhënësve.
Mickoski vlerësoi gjithashtu se po manipulohet rëndë me shifrat për rritjen e pagave minimale në vendet fqinje, sepse atje flitet për pagë bruto, ndërsa te ne për pagë neto, që është një dalim i madh.
"Greqia ka një fuqi blerëse pak më të lartë me pagën minimale, ndërsa ne e kemi më të lartë se Bullgaria, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Kosova. Nga 27 vendet ku paga minimale është e rregulluar, ne jemi për 10 ose 11 prej tyre me fuqi blerëse më të lartë. Dhe, kjo nuk është e mjaftueshme, nevojitet më shumë, nuk po them jo, por ky është rezultat i bisedimeve dhe dialogut midis punëtorëve dhe punëdhënësve. Qeveria është këtu për të lehtësuar këtë proces. Ne nuk kemi takime përgatitore me këto dy palë në mënyrë që Këshilli Ekonomik dhe Social të duket si një paradë e bukur politike. Përkundrazi. Ne kemi një dialog të ashpër dhe kështu do të vazhdojmë të funksionojmë. Ne si qeveri mund të ofrojmë 250 milionë kredi të subvencionuara për ekonominë në mënyrë që ajo të jetë e qëndrueshme dhe të krijojë vende pune në kohë krize dhe ne e bëmë këtë. Ne mund të gjenerojmë rritje ekonomike në tremujorin e tretë prej 3.8 për qind reale dhe 10.2 për qind nominale në raport me BPV-në tonë. E para është Irlanda, Mali i Zi është i dyti, Danimarka e treta, ndërsa ne dhe Qiproja së bashku kemi 3.8", tha Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së parashtruar nga deputetja Emilija Angellova nga VMRO-DPMNE.
Siç theksoi kryeministri, në lidhje me pagën minimale, qytetarët duhet të vendosin nëse do t’u besojnë pamfleteve politike apo Eurostatit.
"Prandaj themi, përgjigjuni kësaj pyetje në dialog, ne vetëm mund të ndihmojmë në atë proces", nënvizoi Mickoski.
Foto: printskrin