Mickoski: LSDM pati mundësinë të bënte diçka për të përmirësuar standardin e jetesës, por në vend të kësaj lejoi norma rekord të inflacionit prej 17, 18 dhe 19 për qind në vit
- Sot, në kushte kur kemi një trend të qartë në rënie të inflacionit, një nga më të ulëtit në Evropë, nën 4 për qind, me tendencë për t'u stabilizuar midis 2 dhe 3 për qind vitin e ardhshëm, opozita, në mundesë të një ideje krijuese dhe politika reale, merret me sulme shpifëse ndaj Qeverisë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.
Shkup, 25 dhjetor 2025 (MIA) - Sot, në kushte kur kemi një trend të qartë në rënie të inflacionit, një nga më të ulëtit në Evropë, nën 4 për qind, me tendencë për t'u stabilizuar midis 2 dhe 3 për qind vitin e ardhshëm, opozita, në mundesë të një ideje krijuese dhe politika reale, merret me sulme shpifëse ndaj Qeverisë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.
Ai nga foltorja parlamentare, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, tha se LSDM kishte mundësi të bënte diçka për të përmirësuar standardin e jetesës, por në vend të kësaj lejoi norma rekord të inflacionit prej 17, 18 dhe 19 për qind në vit, gjë që i dha një goditje të madhe shtetit, veçanërisht në periudhën 2020 - 2023.
Sipas Mickoskit, besimi i qytetarëve tek kjo qeveri po rritet gjithnjë e më shumë.
"Standardi i jetesës është një betejë që një qeveri duhet ta udhëheqë vazhdimisht. Ne duhet të luftojmë dhe të punojmë vazhdimisht për një standard më të mirë jetese. Nuk duhet ta humbisni atë betejë, nëse e humbisni, do të humbisni edhe besimin e qytetarëve. Nga kjo deri tani, është e qartë se besimi po rritet dhe rezultatet po rriten nga zgjedhja në zgjedhje. Sa i përket sulmeve të opozitës, mund të them vetëm se kur ata ishin në qeveri, patën mundësinë të tregonin se ajo që po bënin ishte e drejtë dhe se politikat kishin për qëllim përmirësimin e standardit të jetesës. Por çfarë bënë ata? Ne patëm norma rekord inflacioni prej 17, 18 dhe 19 për qind në vit. Ato ishin vite kur një goditje e fortë iu dha standardit të jetesës së qytetarëve. Nga viti 2020 deri në vitin 2023, goditjet më të ashpra iu dhanë qytetarëve dhe shtetit me huamarrje, shpenzime të pamëshirshme, grabitje, politika të këqija. Ky është një shembull që do të mësohet në tekstet shkollore - si nuk duhet të funksionojë një qeveri. Për fat të mirë, kjo tani është një gjë e së kaluarës, detyra jonë është e vështirë, por ne e pranuam atë me një ndjenjë të madhe shtetësie dhe çdo ditë punojmë për të korrigjuar diçka të gabuar të bërë në vitet 2020 - 2023", theksoi Kryeministri.
Ai iu referua edhe raportit të fundit nga Eurostati.
"Dua të përmend disa fakte. Eurostat disa ditë më parë tha se shporta konsumatore në Maqedoni krahasuar me një mesatare të përcaktuar si 100 për qind, është më e lira në Evropë, 72 - 73 për qind. Çdokush në rajon, ka një shportë konsumatori më të shtrenjtë se e jona. Qytetarët kanë dy mundësi, t'i besojnë Eurostatit ose shportës së krijuar nga Branimir Jovanoviq, Dragan Tevdovski dhe Nikolla Poposki. Qytetarët janë ata që duhet të vendosin. Se çmimet janë të larta - po, ndërsa e vërtetë është gjithashtu se ne duhet të luftojmë për një standard më të mirë çdo ditë dhe ne po luftojmë", nënvizoi Mickoski.
Pyetjen e parashtroi deputetja Emilija Angellova nga VMRO-DPMNE. ls/
Foto: Printskrin