• среда, 14 јануари 2026

Me djegien e maskave dhe vallës së Vasilicës përfundon Karnavali i Vevçanit

Me djegien e maskave dhe vallës së Vasilicës përfundon Karnavali i Vevçanit

Vevçanë, 14 janar 2025 (MIA) - Me valle tradicionale të Vasilicës dhe djegien e maskave në qendër të Vevçanit, sot pasdite do të përfundojë edicioni i sivjetshëm i Karnavalit të Vevçanit.

Djegia e maskave simboilizon përzënien e të keqes, ndërsa vevçanasit besojnë se të pastruar do ta presin Vitin e Ri, sipas Kalendarit Julian. Paraprakisht dhëndri, nusja, djajtë dhe augustët budallenj, së bashku me njerëzit e tjerë të maskuar, do të vizitojnë familjet, anëtarët e të cilave mbajnë emrin e dedikuar Shën Vasilit.

Fokusi i edicionit të karnavaleve të këtij viti ishte edhe situata aktuale në vend dhe në botë. Kampet e emigrantëve në vend, situata politike në vend, investimet në Dubai, ndalimi i naftës dhe parave nga SHBA-të në Kubë... Njerëzit krijues të Vevçanit prezantuan në mënyrë satirike ministren virtuala në qeverinë shqiptare, ndërsa nuk harruan presidentët e Rusisë, Vladimir Putin dhe SHBA-së, Donald Tramp. Maska grupore në fushatën për zgjedhjet lokale të kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, tërhoqi vëmendje të madhe, ashtu si edhe fushata e lëvizjes ZNAM. "Fisi i Shumëngjyrësh" nga Afrika "erdhi" në Vevçani për të larguar të keqen.

Vevçani ditëve të kaluara i ka ngjarë një teatri në qiell të hapur, me skenar dhe regji, ku kanë sfiluar numër i madh i personave të maskuar para qytetarëve të tyre, por edhe publikut të madh nga vendi dhe jashtë. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан