Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell
- Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë shi të dobët lokal, ndërsa në pjesët malore borë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor.
Shkup, 2 janar 2026 (MIA) - Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë shi të dobët lokal, ndërsa në pjesët malore borë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -14 deri në -6, ndërsa maksimalja do të jetë në interval nga -4 deri në 6 gradë.
Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe ftohtë me erë mesatare nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të bie deri në -11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 3 gradë.
Nën ndikimin e aktivitetit të ciklonit nga nesër do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa në pjesët malore dhe disa nga vendet më të larta të banueshme do të bie borë, Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar kryesisht nga drejtimi jugor, ndërsa temperatura do të jetë në rritje. sa/
Foto: MIA arkivi