Në ditën e sotme
- – Sot është Dita Ndërkombëtare e Paqes
1 janar 2026 (MIA)
– Sot është Dita Ndërkombëtare e Paqes
1502. – Lundërtarët portugezë zbarkojnë në një port të Amerikës së Jugut, të cilët e quajtën Rio de Zhaneiro (Lumi i Janarit).
1515. – Duka nga Angulemi Fransoa pas vdekjes së mbretit Luj XII u bë mbret francez Fransoa i Pari.
1801. – Hyn në veprim Akti i Bashkimit midis Britanisë së Madhe dhe Irlandës, duke krijuar kështu Mbretërinë e Bashkuar.
1877. Mbretëresha britanike Viktorija e Dytë është shpallur mbretëreshe e Indisë.
1879. – Lindi E.M.Forster, romancier anglez. Në romanet e tij të famshme përfshihen veprat “Një dhomë me pamje”, “Fundi i Hauardve” dhe “Një udhëtim në Indi”.
1915. – Një Torpedo gjermane mbyti në Kanalin e La Manshit, anijen luftarake britanike “Formidabell”, duke shkaktuar vdekjen e 547 personave.
1919. – Themelohet Republika Socialiste Sovjetike e Bjellorusisë.
1920. – Lindi në Vlorë gjuhëtari e akademiku Shaban Demiraj.
1925. – Kryeqyteti i Norvegjisë, i njohur qysh nga viti 1674 me emrin Kristiana, rimerr emrin e saj, Oslo.
1942. – 26 kombe nënshkruajnë në Uashington ‘deklaratën e Kombeve të Bashkuara’. Me këtë akt ato afirmuan opozitën ndaj fuqive të Aksit (Romë-Berlin-Tokio) dhe konfirmuan se asnjë nga bashkëfirmëtaret nuk do të nënshkruante një paqe të veçantë me Aksin.
1948. – U themelua Opera shtetërore e Republikës Popullore të Maqedonisë.
1956. – Kolonia e mëparshme britanike Sudani fitoi pavarësinë.
1958. – Krijohet Komuniteti Ekonomik Europian (EEC) ose “Tregu i Përbashkët”.
1959. – Mbas largimit të diktatorit Fulhencio Batista drejt Republikës Domenikane Fidel Kastro merr pushtetin në Kubë.
1960. – Shpallet pavarësia e kolonisë afrikane franceze Kamerun.
1962. – Samoa Perëndimore u bë shteti i parë i pavarur në Polinezi.
1972. – Vdiq Moris Shevalie, aktor dhe këngëtar i njohur francez. Ai interpretoi në filma si “Dashuromë sonte” dhe “Xhixhi”.
1973. – Britani e Madhe, Danimarka dhe Irlanda hynë në Bashkësinë ekonomike evropiane.
1978. – Një aeroplan “Xhambo” i shoqërisë “Air India”, shpërthen në gjysmë lartësi, pranë Bombeit, duke shkaktuar vdekjen e 213 personave.
1979. – SHBA dhe Republika Popullore e Kinës vendosën marrëdhënie diplomatike, 30 vjet pas themelimit të Republikës Popullore të Kinës.
1981. – Greqia u bë anëtarja e dhjetë e Bashkësisë ekonomike evropiane, Bashkimi Evropian i sotëm.
1992. – Gjatë luftës civile 12-vjeçare në Salvador, qeveria salvadoriane dhe rebelët e frontit të çlirimit “Farabundo Marti’”, arrijnë një akord armëpushimi.
1993. – Çekosllovakia pushon së ekzistuari si republikë e vetme dhe ndahet në dy republika të veçanta, atë çeke dhe sllovake.
1995. – Krijohet Organizata Botërore e Tregtisë, organizatë që pasoi organizatën e deritanishme të quajtur GATT.
1999. – Për herë të parë nga koha e Perandorisë romake, 11 vende europiane paraqesin “euro” si monedhën e tyre të përbashkët.
2007. – Rumania dhe Bullgaria u bënë anëtare të Bashkimit Evropian.
2012. – Vdiq Kiro Gligorov, presidenti i parë i Republikës së Maqedonisë së pavarur. Ishte president në dy mandate nga viti 1991 deri në vitin 1999. Pas pensionimit Kiro Gligorov ishte aktiv si publicist.