• четврток, 01 јануари 2026

Mot i kthjellët dhe i ftohtë në ditën e parë të Vitit të Ri

Mot i kthjellët dhe i ftohtë në ditën e parë të Vitit të Ri

Shkup, 1 janar 2026 (MIA) - Moti në ditën e parë të Vitit të Ri do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë në mëngjes, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -13 deri në -5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga -1 deri në 6 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ftohtë me erë mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të bie deri në -8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 3 gradë.

Të premten, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë me temperatura minimale kudo nën zero. Në pjesët perëndimore do të ketë reshje të herëpashershme, kryesisht me borë. Pastaj do të vazhdojë periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe më ngrohtë me reshje lokale të herëpashershme të shiut dhe në male me borë. Do të fryjë erë mesatare deri në të fortë nga jugu dhe temperaturat do të jenë në rritje.

Foto: MIA

Остани поврзан